Forumi Rinor Islam – dega në Kërçovë ka realizuar vizitë dy ditore në Shqipëri, me nxënësit, aktivistët dhe anëtarët e kryesisë. Vizita u përqendrua në dy qytete, Tiranë dhe Krujë, ku pjesëmarrësit patën mundësi të njihen nga afër me vende të rëndësishme.
Ndër të tjera ato vizituan: Parkun e Liqenit në Tiranë, xhaminë e Et’hem beut, xhaminë e Namazgjasë, malin Dajt, qendrën e Tiranës, Kalanë e Krujës, qytetin e vjetër të Krujës, qendrën e shoqatës “Ardhmëria” në Tiranë dhe konviktet e shoqatës “Mirësia”, ku edhe e kaluan natën.
Qëllimi i aktiviteteve të këtilla është përforcimi i lidhjeve vëllazërore mes aktivistëve, dhe argëtimi brenda kufijve të së lejuarës.
Tiranë, 23 qershor 2022