Categories
Lajme FRI Ramazani

FRI – KUMANOVË BASHKË ME SH.E. VLLAZNIA REALIZOI MBUSHJEN E RADHËS ME MBI 120 SHPORTA TË RAMAZANIT

Forumi Rinor Islam, dega Kumanovë, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, realizuan pjesën e radhës të mbushjes së mbi 120 shportave me vlerë nga 1500 denarë secila, nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në tendat që ndodhen në dy pikat e qytetit: marketi Selman Turizëm dhe Musli Market.
Këto tenda do të qëndrojnë të hapura çdo ditë pune, nga ora 10:00 deri në ora 17:00, deri në fund të Ramazanit.
Këto shporta do të shpërndahen në ditët në vazhdim në komunën e Kumanovës dhe Likovës, për jetimët dhe familjet në nevojë.
Kumanovë, 26 mars 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version