Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë filloi sonte me ligjëratën e parë të ciklit të ligjëratave dyjavore.
 
Ligjërues në takimin e parë ishte hoxhë Fevzi Musliu, ish-kryetar i Forumit Rinor Islam.
Ai trajtoi temën: “I riu i lidhur me Zotin”. Temë kjo që ai trajtoi duke shtjelluar sfidat e të riut në botën moderne,
duke i theksuar pikat kryesore që janë bosht për përballje me sfidat dhe bazë për ngritje e avancim.
 
Takimet e këtilla do të mbahen me qëllim të përfitimit të dijes nga hoxhallarë
e dijetarë të fushave të caktuara dhe janë të hapura për të gjithë.
 
Pjesëmarrës ishin aktivistë, bursistë, nxënës dhe studentë.
Pas pjesës së parë të ligjeratës të pranishmit kishin mundësi të parashtronin pyetje rreth temës së shtjelluar.
 
Kumanovë, 1 dhjetor 2023