Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, realizoi shpërndarjen e fleturimeve në qytetin e Kumanovës.
Shpërndarja u bë në qytet dhe rrethinë, ku gjithsej u shpërndanë 1700 fleturime, të bashkangjitura edhe me imsakije Ramazani.
Urimet u adresuan në shtëpitë e popullatës shqiptare myslimane, duke i uruar për një muaj të begatë, vepra të pranuara dhe ngritje të vetëdijes.
Ky aktivitet është mjaft i mirëpritur nga popullata, të cilët kanë shprehur fjalë miradije, në lidhje me këtë nismë.
Poashtu, në disa pika të kalueshme të qytetit, aktivistët e FRI-së vendosën banderola në të cilat shënojnë atribute të muajit ramazan.