Categories
Lajme FRI

FRI Kumanovë organizoi koktej me rastin e festës së Bajramit

Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, me rastin e festës së Bajramit të Fitrit, realizoi një koktej modest,ku të pranishëm ishin anëtarë, aktivistë dhe dashamirë të FRI-së. 
Kokteli u hap me lexim Kurani nga hfz. Betim Latifi, ndërsa fjalë rasti pati kryetari i FRI – së Dega Kumanovë, Liridon Ismaili dhe kryetari i SH.E ‘’Vllaznia’’, Milazim Mustafa, të cilët mes të tjerash falënderuan dhe përgëzuan aktivistët për punën dhe elanin e tyre përgjatë aktiviteteve të muajit Ramazan.

FOTO

Exit mobile version