Forumi Rinor Islam – Kumanovë në mbrëmjen e së premtes në lokalet e saj realizoi iftarin me anëtarët dhe aktivistët e degës, në të cilin të pranishëm ishin gjithsej 35 anëtarë.

Pas iftarit vijoi falja e namazit të akshamit, dhikri i mbrëmjes si dhe disa këshilla nga Zenun Ismaili dhe Arsim Jonuzi.

Nuk mungoi edhe pjesa artistike ku, aktivisti Llokman Osmani gjallëroi mbrëmjen me këndimin e disa ilahive.

15.04.2022 Kumanovë