Forumi Rinor Islam – Kumanovë në bashkëpunim me SH.E “Vllaznia” realizuan pjesën e parë të mbushjes së 100 shportave me vlerë 1500 denarë nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në tendat të cilat ndodhen në dy pikat e qytetit: marketi Selman Turizëm dhe Musli market; si dhe donacionet që janë mbledhur përmes llogarisë bankare IBAN:MK07270722000008125, dhe SWIFT:EXPCMK22.

Vlen të përmendet që shportat do të shpërndahen në ditët në vijim tek skamnorët, njerëzit në nevojë dhe jetimët.

Mbledhja e donacioneve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ku të gjithë qytetarët mund të dhurojnë donacione për mbushjen e pakove me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e qytetit të Kumanovës dhe komunës së Likovës.

Kumanovë, 10 prill 2022