Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia” realizuan pjesën e tretë të mbushjes së 150 shportave me vlerë nga 1500 denarë nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në tendat të cilat ndodhen në dy pikat e qytetit: marketi Selman Turizëm dhe Musli market, të cilët do vazhdojnë të jenë të hapura çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

Këto shporta do të shpërndahen në ditët në vazhdim në komunën e Likovës dhe Kumanovës tek jetimët dhe skamnorët.

5 prill 2024, Kumanovë