Forumi Rinor Islam dega Kumanovë në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia” realizuan pjesën e tretë të mbushjes së 200 shportave me vlerë nga 1500 denarë nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në tendat të cilat ndodhen në dy pikat e qytetit: Musli market dhe Selman Turizëm.

Këto shporta do të shpërndahen në ditët në vijim tek skamnorët, njerëzit në nevojë dhe jetimët vlen të ceket që 200 shportat e mbushura javën e kaluar janë shpërndarë në qytetin e Kumanovës dhe në rrethinën e Likovës.

Mbledhja e donacioneve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ku të gjithë qytetarët mund të dhurojnë donacione për mbushjen e pakove me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e qytetit të Kumanovës dhe komunës së Likovës.

Kumanovë, 24 prill 2022