Forumi Rinor Islam dega Kumanovë edhe këtë vit filloi muajin e Ramazanit duke uruar qytetarët e Kumanovës.
Në një formë tepër fisnike, aktivistët e FRI-së Kumanovë, bënë shpërndarjen e 1700 fletëurimeve nëpër shtëpitë e populates shqiptare-muslimane të Kumanovës dhe rrethinës.
Siç njoftojn përgjegjësi i Ramazanit për degën e Kumanovës, Nexhmedin Bilalli në qytetin e Kumanovës janë shpërndarë 1100 urime, kurse 700 të tjera nëpër fshatrat për rreth si në Vaksinë, Llojan, Sllupçan e kështu me radhë.
Qytetarët kanë qenë të befasuar pozitivisht kur në mëngjesin e ditës së parë të Ramazanit në postën e tyre kanë gjetur urimin e Ramazanit nga ana e FRI-së.
Zyra për marrëdhënie me publikun