Categories
Lajme FRI

FRI ligjëratë me hoxhë Ardian Sejdiun

Forumit  Rinor Islam – Dega Shkup me rastin e muajit të lindjes së Muhamedit a.s organizoi ligjëratë në hotel “Bushi” në Shkup.
Fillimisht u lexuan disa ajete të Kuranit Fisnik nga hafizi Musli Musliu, dhe më pas të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse iu drejtua edhe kryetari i FRI – Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa i cili mes tjerash tha: “Për ta dashur Muhamedin a.s fillimisht duhet ta njohim, jemi këtu sëbashku ta njohim, ta duam dhe ta pasojmë Muhamedin a.s. të cilin edhe vet bashkëshortja e tij e përshkruante si Kuran i gjallë i cili ecte mbi tokë.”
Si mysafir dhe ligjërues ishte hoxha i mirënjohur nga Republika e Kosovës, Ardian Sejdiu i cili para një numri të madh të pranishmëve ligjëroi temën “Muhamedi a.s reformator i shoqërisë” ndërkaq mes tjerash veçoi: “Muhamedi a.s. shndërroi mendimet negative në mendime pozitive, pasivitetin në optimizëm, e bëri që gruaja të nderohet dhe të ketë vlerë në shoqëri, antivlerat e asaj kohe i shndërroi në vlera të shëndosha që sot e kësaj dite praktikohen nga ne.”
Dhe në fund kjo mbrëmje u pasurua edhe me interpretimin e disa ilahive nga hafizi Musli Musliu.

Exit mobile version