Në Info Qendrën e FRI-së në Shkup, në prani të kuvendarëve nga e gjithë Maqedonia, u mbajt kuvendi raportues për vitin 2017.

Fjalë rasti pati kryetari i QMBI-së, Mr. Muhamed Murtezi, i cili përgëzoi aktivistët e FRI-së për veprimtarinë e pandalur gjatë gjithë vitit, sukseset në punën me të rinjtë duke iu dëshiruar shpërblime nga Zoti i Lartësuar. Fjalë rasti pati edhe ish anëtari i FRI-së, Mr. Kujtim Kasami.

Pas mysafirëve, me fjalë përshëndetëse para të pranishmëve u drejtua kryetari i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani. Poashtu, kryetari vazhdoi edhe me paraqitjen e raportit njëvjeçar, që nga janari 2017 deri në dhjetor 2017. Pas debatit dhe diskutimeve nga kuvendarët, i njëjti raport u votua dhe me shumicë votash u miratua.

Më pastaj, nënkryetari i FRI-së, Berat Limani, bëri paraqitjen e raportit financiar për vitin 2017, i cili poashtu me shumicë votash u miratua.

Punimet e kuvendit u përmbyllën me sukses dhe të njëjtat gjatë gjithë kohës u shqyrtuan e vërtetuan nga komisioni verifikues, i përcaktuar nga kuvendarët.  

1 (17)

1 (9)