Kuvendi u mbajt në Info Qendrën e FRI-së, në Shkup. Hapjen e bëri nënkryetarja e kuvendit, Ganimete Shasivari, me fjalë përshëndetëse. Fjalë rasti më pas pati kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani si dhe mysafirët, hoxhë Fevzi Musliu dhe Mr. Kujtim Kasami.

Pas formimit të komisionit verifikues, kuvendi filloi me punimet, ku fillimisht para kuvendarëve kryetari i FRI-së paraqiti përmbledhjen vjetore të veprimtarisë gjatë vitit 2016. Pas raportimit u bë miratimi i të njëjtit nga kuvendarët. Raportin financiar për vitin 2016 e paraqiti nënkryetari i FRI-së, Berat Limani.

Në seancën e dytë të kuvendit, u paraqit plani akcional për vitin 2017, i cili poashtu u miratua nga kuvendarët dhe me këtë u përmbyllën punimet e kuvendit.

Ky qe kuvendi i parë raportues i mandatit të FRI-së 2016-2020.

anigif