Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, ditë kjo e cila është për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm, Forumi Rinor Islam realizoi vizitë në shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “Zef Lush Marku”.
Delegacionin i FRI – Dega Shkup me kryetarin e saj, Afrim Demiri e mikpriti zëvendës drejtori i shkollës, Bekim Trolli. Kjo vizitë u realizua me qëllim për të shprehur mirënjohje në veçanti për ish-drejtorin e kësaj shkolle Faruk Zeqirin i cili ndërroi jetë pak kohë më parë. Humbja e tij është humbje e madhe për shoqërinë e në theks të veçantë për arsimin shqip në vendin tonë, po ajo që mbetet në kujtesën tonë është kontributi i tij i madh në ngritjen e arsimit shqip dhe nxënien e dijes tek gjeneratat e reja si dhe bashkëpunimi në realizimin e shumë aktiviteteve tona.
Shkup, 07 mars 2023