Nga data 29 Mars deri më 01 Prill 2013, Forumi Rinor Islam me kryetarin Fevzi Musliu dhe anëtarin e kryesisë qendrore Fisnik Shabani ishte pjesë e panairit të madh Islam të organizuar në Paris – Le Bourget të Francës, nga ana e Unionit të Organizatave Islame të Francës (UOIF). Ishte ky takimi vjetor i 30-të i muslimanëve të Francës, dhe këtë vit pjesëmarja dhe vizitueshmëria e këtij organizimi arriti në 170 000 vizitorë.
FRI u prezantua me aktivitetet dhe materialet e veta në hapësirën e rezervuar për organizatën tonë, dhe kjo në kuadër të Pavilionit të të Rinjëve, në “Fshatin Evropian” pjesë e rrjetit të Federatës së Organizatave Islame në Evropë (FIOE). Interesi për aktivitetet tona dhe sfidat e të rinjëve musliman në Maqedoni ishte tërheqës për vizitorët e shumtë që vizitonin dhe parashtronin pyetje për punën tonë. FRI përmes përfaqëuesit të saj ishte ftuar të ketë edhe një ligjërate – prezantim për aspektin e mulsimanëve në Maqedoni, gjendja e të rinjëve dhe qasja e tyre ndaj Islamit. Pjesë e këtij prezentimi ishte edhe puna dhe aktivitetet që ndërmer FRI në Maqedoni.
Edhe shumë organizata tjera të ngjajshme nga vende të ndryshme të Evropës promovonin punën dhe arritjet e tyre. Në të njëjtën kohë, kjo ishte një mundësi që të vizitohen edhe organizatat dhe aktivistët ndërmjet vete dhe të kenë takime, të shkëmbejnë përvoja dhe ide.
Gjithashtu pjesë e këtij organizimi ishte edhe Pavilioni i konferencave, ku kishte ligjërata të njëpasnjëshme dhe ishin të ftuar figura eminente dhe dijetarë të ndryshëm Islam. Pjesëmarrja e madhe e njerëzve në këto konferenca tregonte për interesimin dhe nivelin e pjesëmarrësve në këtë aktivitet. Panairi Islam ishte pjesë e këtij aktiviteti ku promovoheshin veshje, haje, lieraturë dhe shumë elemente tjera Islame. Nuk mungonte edhe ekspozita e disa punimeve dhe arteve Islame që ishin të vendosura në Pavilionin e Kura’nit të Shenjtë dhe që e pasuronin edhe më tepër këtë aktivitet.
Si përfundim, një organizim i tillë ishte në një nivel të duhur dhe ofronte mundësi për tu njohur dhe këmbyer më përvojat dhe sfidat e vendeve dhe organizatave tjera. Shpresojmë që me lejen e Allahut Fuqiplotë, pjesëmarrja e FRI-së në këtë aktivitet të ketë shërbyer për të prezantuar muslimanët dhe të rinjtë e vendit tonë denjësisht, dhe për të marë përvoja të reja me të cilat do tu ofrojmë të rinjëve tanë më shumë mundësi dhe atraksion në promovimin e Islamit.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam