Forumi Rinor Islam mori pjesë në seminarin e 23-të me radhë që realizohet nga Organizata Botërore e të Rinjve Myslimanë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në këtë seminar morrën pjesë Abdulhamid Mustafa, kryetar i degës së FRI-së në Shkup dhe Ejup Memeti, anëtar, student i diplomuar në drejtimin Inxhineri Elektrike dhe Elektronike.

Përfaqësuesit e FRI-së u dekoruan me çmimin për memorizimin e disa sureve nga Kurani Famëlartë, e cila ishte pjesë e programit të këtij seminari.

Pjesëmarrës në këtë seminar kryesisht ishin studentë nga disa vende edhe atë: Sarajevë, Sanxhak, Kroaci si dhe nga Maqedonia.
Trajnues ishin disa nga ligjëruesit e mirënjohur nga Bosnja dhe u ligjëruan disa tema si: “Morali, dilema dhe veprimi i duhur”, “Si ta njohim islamin shpejt dhe ne menyre efikase” dhe “Syno lart, vepro ngadal, fillo tani”.