Categories
Lajme FRI

FRI ndau çmimin "Ikre" për semimaturantët më të mirë të Tetovës

Për të dymbëdhjetin vit më radhë, Forumi Rinor Islam – Dega në Tetovë, nën moton “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, organizoi manifestimin e shpalljes së semimaturantëve më të mirë të Tetovës dhe rrethinës.

Manifestimi u mbajt në sallën e komunës së Tetovës ku të pranishëm ishin një numër i madh nxënësish, prindërit e tyre, drejtorë shkollash, udhëheqës institucionesh komunale si dhe aktivistë të shumtë të FRI-së.

Në fillimi ishin fjalimet e të pranishëmeve të cilët folën për rëndësinë e mbajtjes së këtij aktiviteti. Fjalë rasti mbajti kryetari i FRI-së, Fisnik Shabani, i cili theksoi rëndësinë dhe intencën pse pikërisht FRI në qytetin e dijes nisi këtë organizim vite më parë. Pjesë e këtyre fjalimeve përshëndetëse ishin edhe ata që udhëheqin me institucionet e Tetovës. Kësisoji, për prakrahjen që FRI ua jep nxënësve dhe duke inkurajuar këtë institucion që të vazhdojë në rrugën e trasuar, foli edhe Ahmed Qazimi, përgjegjës për veprimtari publike në komunës së Tetovës, ndërkaq në fund fjalim përshndetës pati edhe nikoqiri i këtij aktiviteti, Mevlan Abazi, kryetar i degës së FRI-së në Tetovë i cili falenderoi drejtorët e shkollave për bashkëpunim korrekt me FRI-në në realizimin e këtij aktiviteti. 
Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe programi artisitik i përgatitur nga nxënësit që ishin pjesë e projektit “Talentium”, ku u shfaqën Valmira Jusufi me recitalin “Ti afër, unë larg” i autorit nga Kosova Fatmir Muja, dhe dokumentari me titull “Kurrë mos paragjyko”.
Çmimin “Ikre” e fituan 23 nxënës të shkollave fillore të Tetovës dhe komunave përreth, ku çdo shkollë nga ana e kolegiumit të arsimtarëve dhe drejtoritë përkatëse e kanë zgjedhur semimaturantin më të mirë të shkollës së tyre.
Të gjithë nxënësit u dekoruan me lëvdata, nga një pako me libra nga shtëpia botuese FURKAN ISM – Shkup dhe me një kurs veror në qendrën për trajnime dhe gjuhë të huaja Fluent.
 
13
 

Exit mobile version