Forumi Rinor Islam në natën përmbyllëse të projektit Talentium ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në cilësin e trajnuesit, të gjithë trajnuesëve të cilët ishin pjesë e projektit në qytetin e Kumanovës, Shkupit dhe Gostivarit.
Mirënjohjet në emër të FRI-së i ndau kryetari i O.H.”Kalliri i Mirësisë”, z. Nexhat Lika. Ndërsa trajnues përgjatë ciklit gjashtëjavor ishin Fisnik Shabani, Berat Limani, Arsim Jonuzi, Vullnet Selmani, Fuad Jonuzi, Deniz Memedi, Xhenis Sulimani, Zana Miftari Reka, Afrim Demiri, Liridon Ismaili dhe Bujar Idrizi.
Ndjekësit e këtij projekti patën rastin të vizitojnë edhe disa mediume, ndër to Televisionin Globi në Gostivar, TV 21 dhe Alsat M në Shkup. Për mediumet në fjalë nga FRI u nda nga një pllaket një shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin korrekt në projektin Talentium.