Me datë 29.07.2012 FRI-Shkup në bashkupunim me komunën e Studenicanit shtroi iftar për nder të këtij muaji të madhërishëm. Të pranishëm në këtë iftar ishin një numër i konsiderueshëm i teologëve, hafizlerëve, intelktualëve, nxënësve dhe studentëe etj.
Në këtë iftar ishte i pranishëm edhe kryetari I komunës së Studenicanit z. Azem Sadiku, I cili ndër tjerash pohoi se “Ne si komunë ndihemi të privilegjuar për organizimin e ketij iftari sëbashku me Forumin Rinor Islam, si dhe do të përkrahim çdo iniciativë të kësaj organizate në komunën tonë”.
Përvec iftarit të lartëpërmendur të pranishmit patën rastin që të ndëgjojnë edhe një tribunë nga profesori i nderuar Dr. Musa Musai përndryshe ligjerues në USHT si dhe në xhaminë e sahatit në Gostivar.
Tema në të cilën e shtjelloi profesori në fjalë ishte “Mëshira e Mëshirplotit në muajin e mëshirës”, temë kjo e cila zgjoi interesim të jashtzakonshëm tek të pranishmit. Pas përfudnimit të tribunës pjesëmarësit patën rastin që të dëgjojnë disa ilahi nga njëri ndër intepretuesit më të mirë të ilahive në këto treva Xhemail Nuhiu.
Vlen të përmëndet se iftari i këtillë është tradicionoal që FRI organizon me Komunën e Studeniçanit.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam