Categories
Lajme FRI NË GJURMËT E MË TË MIRËVE

FRI NË EMISIONIN “RITMI I DITËS” PËR MANIFESTIMIN “NË GJURMËT E MË TË MIRËVE” – 2025

 

Forumi Rinor Islam ishte i pranishëm në emisionin “Ritmi i Ditës” në Radio Televizionin e Maqedonisë së Veriut, ku u diskutua për manifestimin e sivjetshëm “Në gjurmët e më të mirëve”, aktivitet që ka tashmë një vend të rëndësishëm në kalendarin vjetor të FRI-së dhe që këtë vit, u zhvillua në edicionin jubilar të 25-të, duke shtuar edhe më shumë peshë dhe simbolikë.

Në emision mori pjesë Afrim Demiri, kryetar i Forumit Rinor Islam – dega Shkup dhe njëkohësisht drejtori i manifestimit, i cili ndau me publikun qëllimet, përgatitjet dhe vlerën që ky aktivitet sjell për shoqërinë. Ai theksoi se manifestimi mbetet një hapësirë e çmuar për të promovuar të rinjtë shembullorë dhe për të nxitur kulturën e punës, vlerave dhe suksesit.

Së bashku me z. Demiri, në studio ishin të pranishme edhe dy të reja që u nderuan këtë vit për rezultatet e tyre të larta. Meral Qamili, nxënëse nga Tetova në shkollën medicinale “Nikolla Shtejn”, ndau përvojën e saj dhe motivimin që e ka shtyrë drejt arritjeve të deritanishme. Në bisedë u përfshi edhe Agnesa Rexhepi, studente e Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, e cila këtë vit u shpërblye për suksesin e saj të jashtëzakonshëm me mesatare 10.00.

Diskutimi u përqendrua në rolin e manifestimit si platformë që vlerëson dhe fuqizon të rinjtë, duke i bërë ata pjesë aktive të ndryshimit pozitiv në shoqëri.

Nëpërmjet një programi të menduar me kujdes, “Në gjurmët e më të mirëve” edhe këtë vit solli nderime, frymëzim dhe një mesazh të qartë se investimi te rinia është investim në të ardhmen tonë të përbashkët.

Shkup, 10 dhjetor 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version