Në kuadër të vrazhdës së aktiviteteve të kampanjës mbarështetërore me moton “T’a njohim Muahammedin s.a.w.s.”, në Kërçovë u mabjt tryeza e rrumbullakët me karakter fetaro- shkencor.
Përkujtimi i jetës dhe veprës të figurës së ndritur të Muhamedit a.s., tash më është bërë traditë e manifestimit që organizohet disa vite me radhë nga Forumi Rinor Islam. Këtë herë, pas disa aktiviteteve paraprake në Kërçovë të realizuara nga sektori i femrës, dje u mbajt me sukses tryeza e rrumbullakët e përbërë nga katër panelistë dhe atë: z. Behixhudin Shehabi, kryetar i OH El Hilal në Shkup, Arif ef. Ramadani nga Struga, Prof. Qamil Aliu dhe Mr. Kujtim Kasami, kryetar i Kuvendit të Forumit Rinor Islam në Maqedoni.
Me fjalë rasti përshëndetën të pranishmit kryetari i FRI-së, z. Fevzi Musliu dhe kryetari i degës së FRI-së në Kërçovë, z. Muhamed Mehmedi. I drejtuar nga gazetari Agron Vrangalla, debati mori kahjen e një mesazhi gjithpërfshirës sa i përket misionit të Muhamedit a.s., si i dërguar i fundit nga Zoti Fuqiplotë. Në këtë tryezë u shtruan dhe u analizuan shumë pikëpamje dhe dimensione që e karakterizojnë Profetin a.s. Gjithashtu, të pranishmit patën rastin të mësojnë diç më tepër rreth kësaj figure të ndritur dhe model për çdo sferë të jetës, si dhe nepërmjet kumtimit të disa ajeteve kur’anore, u arrit në një farë niveli shpjegimi dhe dëshmia e njëshmërisë së Zotit dhe porosive të Tij që na I ka përcjellur nëpërmjet Kur’anit famëlartë.
Në fund të diskurseve të shtruara nga ana e panelistëve, minutat që vijuan ishin për audutorin ku shumica e të pranishmëve parashtruan disa pyetje sfiduese edhe për vetë panelistët.
Për ndryshe, kampanja “T’a njohim Muhammedin s.a.w.s.” ka shtrirje në shumicën e vendeve të banuara me shumicë muslimane brenda shtetit dhe zgjat rreth 10 ditë aktivitet, duke filluar nga dita e lindjes së Profetit a.s. /A.V/

Tryeza ne Kercove

Tryeza ne Kercove 1

Tryeza ne Kercove2

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam