Forumi Rinor Islam, gjatë kësaj fundjave realizoi piknik me anëtarët, aktivistët dhe nxënësit që ndoqën projektet rinore gjatë periudhës së fundit. Aktiviteti në fjalë u realizua në qendrën rekreative në Saraj.
Përveç një numri të madh të lojërave, dhe organizimeve sportive, përpara pjesëmarrësve u paraqit me një fjalë rasti nën-kryetarja e FRI, Zuljeta Fetai dhe kryetari Mr. Xhabir Emini, i cili paraqiti disa këshilla për të rinjtë.
Ky aktivitet u realizua me qëllim që të bëjmë afrimin dhe forcimin e lidhjeve vëllazërore ndërmjet aktivistëve nga degët e ndryshme të FRI, si dhe për të kaluar një kohë të këndshme në kornizat e të lejuarës.
Shkup, 18 qershor 2022