Në hapësirat e Xhamisë Bedër u realizua aktiviteti tradicional që realizohet për disa vite me radhë, kuizi kushtuar dijes me karakter garues, e gjitha kjo me qëllim të përfitimit të njohurive të reja nga lëmi të ndryshme.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin një numër i madh i rinisë së fshatit Cërnilishtë dhe forma e kuizit u realizua duke i ndarë në grupe ku vetëm tre finalistët u shpërblyen me një shumë të hollash dhe libra. Gjithashtu për pjesëmarrësit FRI dega në Prilep ndau lëvdata.

Prilep , 27 Prill 2022