Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë ka filluar me serinë e ligjëratave javore në ambientet e kësaj dege.
Ligjëratën e parë e hapi teologu i mirënjohur nga Tetova i cili vepron në Zvicër, njëherit dhe kryetari i parë i FRI-së, Dr. Bashkim ALIU i cili foli mbi kontestin kulturorë dhe si duhet që besimtari musliman të përshtatet në kultura të ndryshme dhe ndryshimet e shumta që ndodhin. Ai para të pranishmëve në mënyrë ilustrative bëri të qartë se kulturat e ndryshme duhet respektuar dhe trajtuar në mënyrë të duhur nëse ata nuk bien ndesh me parimet islame.
Ligjërata të tilla do të organizohen çdo javë në ambientet e FRI-së në Tetovë ku do të ketë ligjërues të sferave të ndryshme. Përndryshe ligjëratat janë të hapura për të gjithë që duan të marin pjesë.