Kryetari i Forumit Rinor Islam, Xhabir Emini dhe përgjegjësi i zyrës për marrëdhënie me publikun, Ebrar Sherifi, në kuadër të vizitave me institucionet e ndryshme, u mirëpritën në Komunën e Çairit nga kryetari i saj, z. Visar Ganiu.

Kryetari i FRI-së falënderoi komunën e Çairit për kontributin e dhënë në frymën e bashkëpunimit përgjatë mandatit të kaluar duke uruar që i njëjti të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Nikoqiri i këtij takimi premtoi angazhimin maksimal institucional të Komunës së Çairit në përkrahje të çdo iniciative për promovimin e vlerave të larta rinore, kulturore dhe edukative.