Në vazhdën e vizitave të Forumit Rinor Islam nëpër institucione dhe organizata joqeveritare, kryetari i FRI-së, Mr. Xhabir Emini së bashku me Sekretarin Gjeneral, Abdulhamid Mustafa, vizituan fondacionin Albiz.
Delegacioni i FRI-së u mirëpritë nga drejtori i fondacionit, z. Besir Dernjani, me të cilin zhvilluan një bisedë të këndshme dhe miqësore. FRI falënderoi fondacionin Albiz për përkrahjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm si dhe u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin edhe më të tepër në edukimin, motivimin dhe fuqizimin e të rinjëve.