Forumi Rinor Islam me në krye kryetarin e saj, Mr. Xhabir Emini realizoi vizitë në komunën e Likovës për ti përcjell urimet me rastin e rizgjedhjes së kryetarit z. Erkan Arifi si kryetar i komunës së Likovës.
Në shoqërim të kryetarit të FRI-së ishte anëtari i kryesisë qendrore Mr. Burhanedin Nuhiju si dhe kryetari i FRI – dega Kumanovë, Erduan Kurtishi.
FRI falënderoi kryetarin e komunës për përkrahjen dhe bashkëpunimin korrekt në projektet e mëparëshme, kështu duke inkurajuar që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë në të ardhmen e sidomos në sferën arsimore, kulturore dhe edukative.
Kryetari z. Erkan Arifi shprehi falenderime dhe mirënjohje për punën e FRI-së me të rinjtë dhe premtoi që komuna e Likovës do jetë gjithmonë pranë projekteve rinore.
admin
3 years ago