Në prani të shumë aktivistëve, dashamirëve të FRI-së dhe përfaqësues nga Komuna e Studeniçanit, Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë me datë 29.07.2014 (e martë) në zyrat e FRI-së në Studeniçan organizoi një koktej modest me rastin e Fitër Bajramit.
Të pranishmit kishin mundesin të degjojnë disa pjesë nga Kurani dhe disa ilahije nga Musli Musliu, gjithashtu të pranishmive ju drejtua me disa fjalë kryetari i FRI-Nëndega Karshiakë z.Burhanedin Nuhiju i cili mes tjerash tha:E falenderoj All-llahun që na e bëri të mundëshme të jemi sot në këtë vend dhe në këto momente, në emër të kryesisë së nëndegës ua uroj të gjithëve Fitër Bajramin duke e lutur All-llahun që agjërimin dhe gjitha ibadetet që i keni bërë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit të ua ketë pranuar.
Aktivitete e FRI-Nëndega e Karshiakës do të vazhdojnë edhe gjatë muajit gusht ku do organizojm kampingun veror, disa anëtarë të nëndegës do të marin pjesë në seminarin që do të organizohet nga FRI në nivel Republikan si dhe shum aktivitete tjera që do të marin intenzivitet gjatë muajit shtator.
Të pranishmit u freskuan me disa lëngje dhe shijuan nga ëmbëlsira jonë tradicionale baklavë që u pregadit nga ana e aktivistëve të FRI-së.
previous article
Urime festa e Fitër Bajramit!
you might also like
4 days ago
5 days ago