Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, Nëndega Karshiakë në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë, Ramazanit, organizoi iftar dhe program artistik në restorantin “ Guri “ – Studeniçan.
Hapja e programit filloi me recitimin e disa ajeteve Kuranore, më pas fjalë përshëndetëse kishte përgjegjësja e Departamentit të Femrës Zubejda Murtezi dhe përgjegjësja e Nëndegës së Karshiakës, Advije Shazi.
Në këtë program fjala iu dha edhe teologes Sumeja Peza për një ligjëratë të shkurtër me temë “Qëllimi i Ramazanit”, e cila potencoi “…se muaji i shenjtë, Ramazani është mundësi për pastrimin e gjynaheve, lidhja më e fortë me Allahun ”.
Programi gjithashtu ishte i pasur me këndim të ilahive, monolog dhe dramë.