Me datë 23-24.08.2014 FRI-Nëndega Karshiakë, organizoi piknik dy ditor me nxënësit dhe studentët në kompleksin e vilave “Uji i kuq”. Gjatë këtyre ditëve pjesmarrësit në këtë pinik përveç aktivitetve sportive patën rastin të ndëgjojnë edhe disa ligjerata.
Tema të cilën e shtjelloi kryetari i FRI, Fevzi Musliu ishte “cilësitë e muslimanit bashkëkohor”, kjo temë zgjoi kurreshtjen tek të rinjtë pasi që pas prezentimit ata patën mundësi që të parashtrojnë pyetje. Gjatë ditëve në piknik të rinjtë patën rastin që shëtisin nëpër bjeshkët si dhe të shijojnë bukuritë natyrore të cilët i ofron kjo anë.
Po ashtu në këtë piknik u realizuan edhe disa ligjerata nga hoxhë Semir Ademi.
Pjesmëraësit në këtë piknik ishin mjaft të kënaqur për vet faktin se  përveç aktiviteteve rekreative sportive ashtu siç përmendëm më lartë u mbajten edhe ligjerata dhe fjalime. Vlen të përmendet se ky aktivitet është pjesë e kalendarit të aktiviteteve që realizon FRI Nëndega Karshiakë.

10588832_10202952600837585_1262902324_n
FRI-Nëndega Karshiakë organizoi piknik dy ditor

10589742_830280003673208_1145903873_n
FRI-Nëndega Karshiakë organizoi piknik dy ditor