FRI-Nëndega Karshiakë Shkup me datë 12.04.2014 organizoi tribunë me temë “Roli i të qenurit njeri”. Ligjërues i kësaj tribune ishte Hoxhë Hasan ef. Baftijari.
Në mënyrë mjaft të qartë dhe të thuktë ligjëruesi në fjalë elaboroi temën për të cilën ishte i ftuar.
Programi në fjalë filloi me disa Ajete Kuranore, nga hafizi Semir Ademi, dhe më pas fjalë përshëndetëse nga kryetari i FRI-së Nëndega Karshiakë z.Burhanedin Nuhiu.
Ligjerata në fjalë u prit mjaft mirë nga auditori i gjerë, ku të pranishëm ishin nxënës dhe studentë të shumtë të profileve të ndryshme.