Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë mbajti një ligjeratë me Hfz. Mervan JAKUPI me temën “Drejt një angazhimi kolektiv për një mirëqenie shoqërore”.
Në ligjeratën e sotme morën pjesë nxenës të shkollave të mesme dhe studentë.
Në këtë ligjeratë ai shprehi mendimin se për të formuar një mirëqenie shoqërore duhet te shoqërohemi me njerëz të cilët janë në rrugën e Allahut,dhe jo me ato që kanë devijuar.
Muhammedi a.s ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj le të shikojë njeriu se kë ka për shok”.
Me përfundimin e ligjeratës patëm rastin të bëjmë edhe promovimin e librit të tij “Mardhëniet Ndërkombëtare në Islam”.

“Drejt një angazhimi kolektiv për një mirëqenie shoqërore”.

“Drejt një angazhimi kolektiv për një mirëqenie shoqërore”.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam