Muaji i Ramazanit përpos shtimit të aktiviteteve fetare dhe adhurimeve te besimtarët musliman shton edhe aktivitetet humanitare, ku të pasurit në mënyra të ndryshme mundohet ti ndihmojnë të varfërit që në këtë muaj të jenë më të barabartë.
Shoqata humanitare “Solidariteti – Nerasht” dhe Forumi Rinor Islam – Nëndega Nerasht, nisur në fillimin e muajit të shejtë të Ramazanit kanë realizuar një aktivitet humanitar duke shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe higjienike te familjet me gjendje të rëndë ekonomike. Pakot kanë mbajtur materiale që përfshinë shumën e 9000 denarëve, të cilat mund ti shërbejnë një familje mesatare për afër një muaji.
Në këtë projekt janë përfshirë 20 familje me gjendje më të rëndë ekonomike nga fshatrat: Neproshten, Sllatinë, Tearcë, Përshefcë, Gllogjë, Dobrosht, Odri, Orashë, Jazhincë dhe Nerasht.
Shoqata humanitare “Solidariteti- Nerasht” burim të vet të hyrave i ka donacionet nga vet banorët e fshatit Nerasht dhe mërgimtarët nga ky fshat.
Categories