Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega në Tetovë organizoi iftar për anëtaret dhe aktivistet.

Programit i parapriu fjalë rasti nga përgjegjësja e Departamentit të Femres në Tetovë, Hanife Jonuzi, e cila falënderoi të pranishmet për pjesëmarrjen dhe foli mbi aktivitetet që organizon Departamenti i Femrës përgjatë këtij muaji të bekuar.

Programi filloi me lexim nga Kurani nga lexueset e Kur’anit, Ajtene Adili dhe Sara Tahiri, vazhdoi më pas me interpretim ilahish nga Ilmije Jonuzi dhe Ajla Xhemaili, ku më pas pasoi ligjëratë nga ligjëruesja Sumeja Peza. Pas iftari, vazhduam me faljen e namazit të akshamit dhe jacise bashkërisht.

11