Categories
Lajme FRI Lajmerime

FRI organizoi iftar në sheshin Skenderbeu në Shkup

Pas një pauze njëvjeçare, u kthye tradita e kahmotshme e Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, këtë vit në bashkëpunim me komunën e Çairit të organizon iftar në nënqiell të hapur. Me një numër të madh të musafirëve, ushqim modest e shoqëri të këndshme u gjallërua pjesa më e re e sheshit Skenderbe në  Çarshinë e vjetër të Shkupit.
Përfaqësues të organizatave e shoqatave joqeveritare, profesorë, donatorë, përfaqësues të sektorit civil si dhe pjesa më vitale e shoqërisë, të rinjtë e këtij qyteti njëkohësisht pjesmarrës në këtë organizim, përveq ngrënies së përbashkët të iftarit, kishin nderin dhe kënaqësinë që në vijim të përcjellin edhe një program të shkurtë të përgaditur nga nikoqirët. Kjo pjesë e dytë e natës nuk pat mënyrë më të mirë të fillimit se sa me recitimin e disa ajeteve nga Kur’ani famëlartë. Hafizi, Fati Shabani më zërin dhe interpretimin e tij të shkëlqyeshëm dhuroi për publikun ndjenja të papërshkruara. Më pas fjalën e rastit e mori kryetari i Forumit Rinor Islam zotëri Fevzi Musliu, i cili përshëndeti dhe faleminderoi musafirët për prezencën e nderin e treguar.
Për ta përfunduar këtë tubim me një shije tjetër u përkujdes musafiri nga Shqipëria, ish muftiu i Shkodrës – Bashkim Bajraktari. Ai foli për disa minuta rreth “Muslimanit mes sprovave dhe fitoreve”. Me shpresë se të gjithë ngelën të kenaqur me atë që ishte pregaditur, Fuad Jonuzi në rrolin e moderatorit të mbrëmjes mbylli këtë aktivitet duke dëshiruar edhe shumë takime të tjera edhe më të begatshme e të bereqetshme.

DSC_0211
Bashkim Bajraktari – “Muslimanit mes sprovave dhe fitoreve”

 
Zyra për marrëdhënie me publikun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version