Categories
Lajme FRI Lajmerime

FRI organizoi kamping tre ditor në malin “Kitka”

Me datë 21-23.06.2013 FRI-dega Shkup, organizoi kamping tre ditor me nxënësit dhe studentët në Malin “Kitka”, motoja e këtij kampingu ishte “Me hapa të sigurtë”. Gjatë këtyre ditëve pjesmarrësit në këtë kamping përveç aktivitetve sportive patën rastin të ndëgjojnë edhe disa ligjerata.
Tema të cilën e shtjelloi kryetari i FRI-së dega Shkup, Hasan Baftjari ishte “Ndikimi i ibadetit në formimin e personalitetit tek i riu”, kjo temë zgjoi kurreshtjen tek të rinjtë pasi që pas prezentimit ata patën mundësi që të parashtrojnë pyetje. Gjatë ditëve në kamping të rinjtë patën rastin që shëtisin nëpër bjeshkët si dhe të shijojnë bukuritë natyrore të cilët i ofron kjo anë.
Po ashtu në këtë kamping u realizuan edhe disa ligjerata nga kryetari i FRI-së Fevzi Musliu, si dhe Zulqifi Sinani.
Pjesmëraësit në këtë kamping ishin mjaft të kënaqur për vet faktin se  përveç aktiviteteve rekreative sportive ashtu siç përmendëm më lartë u mbajten edhe ligjerata dhe fjalime. Vlen të përmendet se ky aktivitet është pjesë e kalendarit të aktiviteteve që realizon FRI dega Shkup.

Aktivitete rekreative sportive  (11)
Aktivitete rekreative sportive

Aktivitete rekreative sportive

Foto e përbashkët

Ligjërata nga Zulqefli Sinani

Ligjërata nga Hasan Baftijari

Ligjërata nga Fevzi Musliu

Pamja nga kampi

Zyra për marëdhënie me publikun 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version