Për të trembëdhjetën herë me radhë, Forumi Rinor Islam organizoi manifestimin tradicional të Hixhrit me rastin e vitit të ri Islam, 1435.
Manifestimi në fjalë u mbajt më datë 09.11.2013, në Sallën Universale në Shkup. Ashtu siç është traditë e këtij manifestimi, edhe mbrëmë u bë shpallja e shkollarëve të mesëm dhe studentëve më të dalluar të shkollave dhe universiteteve nga disa qytete të vendit tonë.
Përveç kësaj, u ndanë edhe çmimi “Hafizi më i ri i vitit” të cilin Forumi Rinor Islam e ndan tani më tre vite me radhë, dhe çmimi “Shkencëtari i ri i vitit” i cili sivjet u nda për të pestën herë në këtë manifestim.
Çmimi i hafizit më të ri të vitit shkoi për hafizen trembëdhjetë vjeçare, Amra Ramadani nga fshati Studeniçan, ndërkaq si shkencëtar më i ri i vitit u dekorua Festim Halili, magjistër i Shkencave Kompjuterike.
E veçanta e këtij manifestimi ishte performanca e artistit me famë botërore nga Britania e Madhe, Tom Hamza Robertson, i cili u paraqit me disa këngë të zgjedhura nga albumi i tij “Something About Life”.
Pjesa artistike e manifestimit u pasurua edhe më tej me interpretimin e disa fragmenteve nga fjalimi lamtumirës i profetit Muhammed (paqa qoftë me të) nga aktori kosovar Ismet Azemaj.
Ndërkaq, pika më emocionuese e këtij manifestimi, si çdoherë, ishte dekorimi i studentëve më të mirë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit të Shkupit, Universitetit Ballkanik, Universitetit FON dhe Universitetit të Evropës Juglindore.
Traditë e këtij manifestimi është edhe dekorimi i personaliteteve me arritje e kontribute të veçanta, dekorime këto të cilat sivjet iu dhanë Prof. Dr. Alija Izetbegoviç dhe Mentaz Allajbegut. Përveç kësaj, Forumi Rinor Islam dekoroi edhe Televizionin KOHA për bashkëpunimin e suksesshëm shumëvjeçar.
Manifestimi i Hixhrit është manifestimi më i madh me karakter kulturoro-fetar në territorin e Maqedonisë.

1457659_594105333979445_2137423190_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435

1457457_594093550647290_1039878421_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435

1455174_594105010646144_1659568020_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435

1451508_594105120646133_2118311253_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435

1450798_594105180646127_1586101430_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435

1425620_594105243979454_1229623237_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435

1425564_594104933979485_1657033004_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435

1422641_594105200646125_193454824_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435

1395907_594105013979477_346324699_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435

1395412_594105363979442_1199686878_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435

1005836_594105047312807_1489827276_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435

603987_594104927312819_430911426_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435

558940_594105277312784_363016615_n
“Në gjurmët e më të mirëve” – Hixhri 1435