Categories
Lajme FRI

FRI organizoi Mbrëmje Kuranore në Kërçovë

Forumi Rinor Islam – dega në Kërçovë, vazhdon me aktivitetet në këtë muaj të shenjtë. Këtë herë realizoi Mbrëmjen Kuranore në xhaminë e fshatit Trapçin Doll. Programi filloi me ligjeratë nga hoxhë Qamil Rushiti me temë “Ramazani muaji i Kuranit”, më pas vazhduan me lexim Kurani hafëz Ajdin Aliji, hafëz Adnan Elmazi si dhe hafëzi i mirënjohur Xhemail Nuhiu.

Për fund, hafizat paraprinë në faljen e namazit të jacisë dhe teravisë. FRI – dega në Kërçove këtë aktivitet e realizon për disa vite me radhë.

Exit mobile version