Categories
Lajme FRI

FRI organizoi Mbrëmje Kuranore në Tetovë

Forumi Rinor Islam – Dega në Tetovë në kuadër të aktiviteteve që i ndërmerr gjatë muajit Ramazanit organizoi Mbrëmje Kuranore në qendër të qytetit të Tetovës. 

Programi filloi me lexim të Kuranit nga hafëzi më i ri nga Tetova, hfz. Almir Murati. Më pas para një numri të konsiderueshëm të të pranishmëve lexuan pjesë nga Kurani tre hafëzleret e mirënjohur nga Kosova, hfz. Hakim Ilazi, hfz. Sallah Feta dhe hfz. Avdush Krosa.

Fjalë përshëndetëse pati nënkryetari i FRI-së, Berat Limani, i cili ndër të tjera potencoi per vlerën e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe leximit të Kuranit.

Exit mobile version