Categories
Lajme FRI

FRI organizoi trajnim për semimaturantët e dalluar të Shkupit

Departamenti për të rinj pranë FRI-së në Shkup organizoi trajnim me semimaturantët e përzgjedhur të shkollave fillore me temë “Rruga drejt suksesit”, në Info Qendrën e FRI-së.
Fillimisht fjala iu dha përgjegjësit të këtij aktiviteti Bujar Muça që njëkohësisht prezantoi edhe aktivitetet e organizatës. Pjesa tjetër e trajnimit u zhvillua me ligjërues Berat Limani ku për arritjen e suksesit veçmas potencoi cilësitë “...njohja e vetvetes, proaktiviteti, këmbëngulja, bashkëpunimi, dhe përballja me emocionet”.

Pjesa e tretë përmbajti trajnim me më shumë interaktivitet dhe lojëra edukative ku secila lojë përcolli mesazh në vete, pjesë e udhëhequr nga psikologe Edina Mici. Më pas pjesëmarrësit patën hapësirë që të shprehin edhe mendimet e tyre në lidhje me trajnimin.

Exit mobile version