FRI – Shkup  edhe këtë vit organizoi turneun memorial tradicional në futboll të vogël “Muhamedali Jashari”. Ky turne u zhvillua në sallën sportive në Saraj dhe zgjati dy ditë, ndërsa ekipe të ndryshme futbolli si nga qyteti i Shkupit po ashtu edhe më gjerë patën rastin të garojnë. Në këtë turne memorial morën pjesë gjithsej 30 klube, ndërsa u lujtën 31 ndeshje.
Ku turne zgjati dy dite gjegjësisht me datë 20-21.04.2013, kurse i njëjti u përmbyll në mënyrë sportive dhe shume të suksesëshme.
Fitues i vendit të tretë ishte klubi “Bili Komerc”, vendi i dytë i takoi klubit “Ismet Jashari” nga Kumanova, kurse fitues i këtij turneu u shpall klubi “Dardania” nga fshati Rashçe e Shkupit.
Vlen të përmendet fakti se mjetet e tubuara nga ky turne i dedikohen familjes së të ndjerit Muhamedali Jashari.
Foto nga turneu

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam