Categories
Lajme FRI Lajmerime

FRI përmbyll fushatën “Studenti, fuqi ndryshimi”

Me rastin e “Ditës Ndërkombtare të Studentit” FRI-Shkup në bashkpunim me unionin studentor të Universitetit ndërkombtar Ballkanik në lolaket e po këtij universiteti mbajti tribunë me temë “Studenti, lokomotivë e shoqerisë”. Vlen të përmendet se kjo tribunë vjen si rezultat i kampanjës së ndërmarë nga FRI në disa universitete të RM.
Ligjerues të kësaj tribunë ishin Mr.Muhamed Murtezi si dhe Dr.Bejtulla Demiri, ligjerues në Universitetin Ballkanik. Mr. Muhamed Murtezi ndër tjerash potencoi se “Studenti është ai i cili bën ndryshime, posedon forcën e ndryshimit, në këtë formë ai bën dobi shoqërisë dhe rrethit ku jeton.”
Dr. Bejtulla Demiri ndër tjerash theksoi se: “Studenti duhet te jetë profesional, dhe çdo pune e tij që e bën të jetë në dobi të shoqërisë, çdo vepër që kryen të kryen me përkushtim dhe me profesionalizëm. Ai është bartës, dhe zëri i shoqërisë”.
Në këtë tribunë fjalën përshëndetëse e morri edhe Visar Ramadani i cili në emër të Universitetin Ndërkombtar Ballkanik vlerësoi lartë bashkupunmin e FRI me këtë universitet.

IMG_5120
Tribuna, “Studenti, lokomotivë e shoqerisë”

Tribuna, “Studenti, lokomotivë e shoqerisë”

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam

Exit mobile version