Këtë vit Forumi Rinor Islam nën moton “Ramazani, muaji i dashurisë” ishte pranë qytetarëve në përgjithësi dhe pranë të rinjve në veçanti me realizimin e aktiviteteve të ndryshme për hirë të muajit të shenjt Ramazan, nëpër degët ku vepron.
Aktiviteti i fundit i realizuar nga FRI dega Kumanovë në bashkëpunim me Shoqatën Edukative Vllaznia ishte aktiviteti tradicional Koncerti i Bajramit.
Aktiviteti në fjalë u realizua në sheshin e qytetit të Kumanovës, ku para një publiku në numër të madh ilahistë të ndryshëm interpretuan lexim Kurani dhe ilahi. Aktiviteti u hap me lexim Kurani nga hafiz Daut Lezi dhe vazhdoi me ilahi nga: Avni Nebiu, Nusret Kurtishi, Avdush Krosa, Dardan Ramadani dhe Daut Lezi.
Në fund nga të gjithë ilahistët u kënduan salavate dhe u bë lansimi fishekzjarreve.