Në zyrat e FRI – së në Tetovë u realizua program përmbyllës me rastin e përfundimit të projektit Eureka, në kuadër të platformës Mozaiku Rinor.

Kryetari i Forumit Rinor Islam – Dega Tetovë, Mevlan Abazi, në fjalimin e tij përshëndetës, uroi nxënësit për pjesëmarrjen e tyre dhe suksesin e arritur përgjatë këtyre javëve. Duke treguar mbi ecurin e projektit, i cili në vete ngërtheu shtatë takime me trajnime të ndryshme dhe lojëra atraktive, uroi nxënësit me vazhdimësi në sukseset e tyre.

Nxënësit kishin rastin të plotësonin një pyetësor mbi pështypjet e tyre me vërejtje dhe sugjerime mbi projektin në fjalë.

Njëashtu FRI – Dega Tetovë ndau certifikata për të gjithë nxënësit që treguan përpikshmëri dhe sukses në trajnimet e realizuara në kuadër të projektit.

Tetovë, 02 Janar 2023