Organizata Multietnikum – Dollneni dhe komuna e Krushevës, nëpërmjet donatorit Alim Grup nga R. e Turqisë, dhuroi 12 mijë maska për Forumin Rinor Islam.

Kryetari i FRI-së, Xhabir Emini e pranoi donacionin dhe shprehu falënderime për donatorët duke shpresuar që kjo të jetë një simbol solidarizimi dhe ndihmë për përballje më efikase dhe më të suksesshme ndaj Covid – 19.