Forumi Rinor Islam morri pjesë në emisionin “Pas dite në TV Koha” në Televizionin Koha, në Tetovë.
Përfaqësues të FRI – së në këtë emision ishin kryetari i degës së Tetovës dhe njëherit anëtar i kryesisë qendrore, Mevlan Abazi, dhe anëtari i degës së Tetovës, Ismet Tahiri.
Biseda kryesisht u fokusua në veprimtarinë e FRI – së, aktivitetet që realizon FRI përgjatë vitit akademik dhe ato të planifikuara për muajin e bekuar të Ramazanit. Poashtu u cekën edhe disa vlera dhe dobi të agjërimit, nga hoxhë Ismet Tahiri.
30 mars 2023, Tetovë