Forumi Rinor Islam – Dega në Prilep në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë” realizoi iftarin me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit në hapësirat e restoranit “M” – Llazhan.

Të pranishëm në këtë iftar ishin drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, profesorë, maturantët e gjimnazit “Rilindja”-Zhitoshë si dhe pjesmarrësit e dy projekteve “Incept” dhe “Eureka”.
Fjalë përshëndetëse pati kryetari i FRI-Prilep, Veton Ibrahimi i cili iu uroi mirëseardhje si dhe përfaqsuesi i O.H. “Kalliri i Mirësisë”, Afrim Demiri.
Në fund për pjesmarrësit në këto projekte u ndajtën certifikata, ndarjen e të cilave e bëri edhe sekretari gjeneral i FRI-së, Abdulhamid Mustafa.

Prilep, 17 prill 2022