Forumi Rinor Islam shpreh kritikë ndaj deputetit shqiptar, Branko Manoillovski, lidhur me deklaratën e tij të fundit për miratimin e një ligji për martesat mes të njëjtës gjini.
Nisur nga fakti se te ne shqiptarët me shekuj familja mbetet si njësia themelore në organizimin e jetës në shoqëri, duke vijuar kështu brez pas brezi ruajtjen e këtij institucioni të shenjtë, shprehim thellë indinjatën për kërkesën e njërit prej përfaqësuesve të popullit në prishjen e një institucioni të tillë.
FRI apelon deri te përgjegjësi kryesor i kësaj deklarate si dhe mbështetësit e tij, për tërheqje sa më parë të së njëjtës, për të ruajtur kështu devijimin e rinisë dhe largimin e tyre nga vlerat e mirëfillta shoqërore. Poashtu, u drejtohemi edhe të rinjve që të qëndrojnë syhapur në situata të tilla, edhe pse natyrshmërinë njerëzore e cënojnë vazhdimisht fenomene të ndryshme të cilët çekuilibrojnë komponentët moralë.
Për shkak të rrezikut që shfaqet në natyrshmërinë e familjes tradicionale dhe rolit të saj të mirëfilltë në socializimin e fëmijëve, për arsye të zhvlerësimit të rolit edukues dhe qytetërues të arsimit në vendin tonë si edhe për hir të vlerave humane, kundërshtojmë fuqishëm deklaratën për miratimin e një ligji të tillë.