Forumi Rinor Islam realizoi kuvendin e XVI me rradhë, kuvend ky i cili ishte kuvend raportues dhe i njejti u realizua në Shkup.
U fillua me leximin e disa ajeteve kuranore nga hafiz Uvejs Murtezi, duke vazhduar më pas me fjalë përshëndetëse nga kryetari i kuvendit të Forumit Rinor Islam, Liridon Ismaili i cili falenderoi kuvendarët për prezencën e tyre dhe vazhdoi me punimet e kuvendit.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetari i Forumit Rinor Islam, mr. Xhabir Emini i cili theksoi se në këtë kuvend raportohet për ato aktivitete të cilat janë realizuar, për të njejtat diskutohet dhe pranohen kritika dhe këshilla se si të realizohen edhe më mirë. Gjithashtu falenderoi të gjithë anëtarët dhe aktivistët duke potencuar që të gjithë ata janë bartësit dhe realizuesit e të gjithë kësaj pune.
Më pas u përzgjodh procesverbalisti dhe komisioni verifikues dhe filloi raportimi i aktiviteteve të FRI – së nga janari deri në dhjetor të vitit 2022 nga kryetari i FRI-së, i cili u miratua nga kuvendarët.
Shkup, 25.12.2022