Departamenti i edukimit pranë Forumit Rinor Islam në kuadër të aktiviteteve edukativo-rekreative realizoi piknik pranveror në parkun e Sarajit në Shkup. 

E veçanta e këtij aktiviteti ishte se u realizua në nivel republikan sëbashku me të gjithë anëtarët, aktivistët e degëve që funskionojnë në kuadër të Forumit Rinor Islam në Republikën e Maqedonisë edhe atë të Shkupit, Kumanovës, Tetovës dhe Kërçovës. 

Pjesë e piknikut ishte edhe një program i shkurtër, njoftim mes vete, ligjëratë të shkurtë, dhe namaz të përbashkët. Ndërsa pjesa më e madhe e ditës u zhvillua me shumë atraktivitete dhe lojëra të ndryshme: futboll, volejboll e të tjera. 

IMG_8760